
Përparim Rama prezanton platformën “Prishtina.love”: “Shikoni punët që i kemi bërë me dashni”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar platformën online Prishtina.love, ku qytetarët mund të njohin projektet dhe arritjet e komunës gjatë katër viteve të fundit dhe të shohin planet për mandatin e ardhshëm.
“Krejt ju që doni me ditë çka kemi bo që 4 vjet, edhe çka kemi bo edhe këto 4 vjet tjera, shkoni në Prishtina.love. Aty i shihni krejt punët që i kemi bo me dashni, e kemi me vazhdu me i bo me dashni,” ka thënë Rama në një video të publikuar në Facebook.
Kryetari i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë nesër, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në zgjedhje.
“Nesër dilni votoni me dashni, për Prishtinën. Ju dua,” ka shkruar ai.
Platforma Prishtina.love synon të ofrojë transparencë për qytetarët dhe të prezantojë mënyrën se si administrata komunale ka punuar për zhvillimin e kryeqytetit.

