Dy dështime të njëpasnjëshme: Kuvendi ende pa udhëheqësi të plotë

Dy dështime të njëpasnjëshme: Kuvendi ende pa udhëheqësi të plotë

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos jetë i konstituuar në tërësi.

Derisa Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare në seancën paraprake të 9 shtatorit, në vazhdimin e seancës që u mbajt paraditen e sotme, Ardian Gola nga LVV, me shumicë votash (101) u votua për nënkryetar të Kuvendit, raporton Klankosova.tv.

Pas votimit për Golën, në radhë ishte votimi për nënkryetaren e dytë, atë të PDK-së, Vlora Çitakun.

Megjithatë, deputetja e PDK-së nuk mori votat e mjaftueshme, pasi nuk u votua nga asnjë nga deputetët e LVV-së.

Me këtë rast, GP i PDK-së lëshoi sallën, teksa kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se deputetët e tij nuk do të marrin më pjesë në vazhdimet tjera të seancës konstituive.

Vazhdimi i seancës, i paralajmëruar për në orën 14:00, nisi me rreth 1 orë vonesë, por që epilogu qe i njëjtë – dështim në zgjedhjen e nënkryetarëve të tjerë të Kuvendit.

Share This