Pas Kurtit, Osmani takon edhe Krasniqin

Pas Kurtit, Osmani takon edhe Krasniqin

Presidentja Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me krerët e partive politike, është takuar edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Përpara Krasniqit, Osmani u takua me kreun e LVV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tash zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive të tjera politike, e mbase në fund mund të shohim nëse kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Besoj se duhet t’i japim shansin edhe takimeve tjera dhe në fund të shohim se cili progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, ka thënë Kurti, pas përfundimit të takimit.

Osmani do të takojë edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Share This