Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcën më të madhe, rrezikon përshkallëzimin e konfliktit

Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcën më të madhe, rrezikon përshkallëzimin e konfliktit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Turqisë duke theksuar se Shqipëria e dënon këtë akt me forcën më të madhe.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se fakti që ky është sulmi i dytë në ditët e fundit përbën një shqetësim të madh dhe “thekson më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.”

Rama thekson më tej se Turqia është një vend mik, partner strategjik i Shqipërisë dhe aleat i vlerësuar i NATO-s.

Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është jashtëzakonisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend mik, partner strategjik i Shqipërisë dhe aleat i çmuar i NATO-s”,  shkruan kryeministri Edi Rama.

Ai vë në dukje se sulmet e Iranit ndaj fqinjëve të vet janë të rrezikshme dhe mund të përshkallëzojnë mëtej situatën dhe paraqesin kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të vet janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe paraqesin kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, nënvizoi kryeministri.

Rama shkruan gjithashtu se “Shqipëria vlerëson reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë“. /rtsh/

Share This