
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kryesisht në jug, ku vranësirat parashikohen shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Nga orët e mesditës pritet ndërprerje graduale e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të ftojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 3/6 | Diell pak re |
| Kukës | 7/14 | Diell pak re |
| Lezhë | 7/13 | Diell pak re |
| Dibër | 2/5 | Diell pak re |
| Durrës | 8/15 | Diell pak re |
| Tiranë | 8/15 | Diell pak re |
| Elbasan | 6/16 | Diell pak re |
| Berat | 5/15 | Diell pak re |
| Vlorë | 7/16 | Diell re shi |
| Korçë | 1/8 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 3/15 | Diell re shi |
| Sarandë | 7/16 |


