
Pa votim ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Seanca u ndërpre, pasi që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, patën një përplasje verbale.
Dehari i kërkoi regjisë t’ia ndalë fjalën Musliut duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit që nuk ka hapësirë për debat. Kjo e fundit ia mori mikrofonin Deharit për ta vazhduar fjalimin e duke i kërkuar që të mos i ndërpritet fjala.
Dehari mbylli seancën duke thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e saj. Vazhdimi i radhës është caktuar për të premten në orën 11:00, raporton rtk.


