
Kryeziu-Hyseni:Jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive nga Nisma
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, pas dështimit të seancës së 51-të konstituive, theksoi se janë optimistë për një përgjigje pozitive të Nismës. Ajo tha se pret që përgjigjja të vijë para 26 korrikut.
Kryeziu-Hyseni tha se kryeministri në detyrë Kurti është takuar me kryetarin e Nismës dhe se ka pasur një takim në të cilin është folur për kërkesat e të dyja palëve.
“Ne po presim përgjigje prej këtij subjekti politik dhe jemi optimist që do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave sepse po i afrohemi datës 26 kur edhe e konsumojmë 30 ditëshin që na është dhënë me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që duhet një gjë e tillë të ndodhë para këtij afati”, tha deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton rtk.


