Osmani takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe në New York, kërkon mbështetje për njohjen e Kosovës

Osmani takon Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe në New York, kërkon mbështetje për njohjen e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të dielën në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, duke kërkuar gjithashtu mbështetje për procesin e njohjes së shtetit të Kosovës nga vendet anëtare që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

“Në New York, zhvillova një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Share This