Arsenal-Man City, kështu mbyllet derbi i zjarrtë anglez

Arsenal-Man City, kështu mbyllet derbi i zjarrtë anglez

Arsenali ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në derbin e xhiros së pestë të Ligës Premier, duke barazuar 1-1 me Manchester Cityn në “Emirates Stadium”.

“Qytetarët” kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 9-të, kur Erling Haaland realizoi pas një kundëraksioni të shpejtë, i asistuar nga Tijjani Reijnders.

Në vazhdim të ndeshjes, City pati raste për të dyfishuar rezultatin, por David Raya u tregua vendimtar në disa momente, ndërsa edhe Donnarumma shkëlqeu me një pritje ndaj goditjes së Maduekes.

Kur dukej se mysafirët do të merrnin pikët e plota, në skenë doli Gabriel Martinelli. Sulmuesi brazilian shënoi në minutën e 90+2’ me një goditje të bukur parabole, duke e lënë të pafuqishëm portierin Donnarumma.

Me këtë barazim, Arsenali ngjitet në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa Manchester City renditet në vendin e nëntë me 7 pikë.

Në xhiron e radhës, City pret Burnleyn, ndërsa Arsenali do të përballet me Newcastle Unitedin në një sfidë të vështirë në udhëtim.

Share This