BE shton presionin: Kurti pret emisarin Sorensen të shtunën

BE shton presionin: Kurti pret emisarin Sorensen të shtunën

Mëngjesin e së shtunës, në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, do të vijë përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, përcjell Gazeta Metro.

Tutje bëhet e ditur se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Për Sorensenin do të jetë vizita e dytë në Prishtinë brenda pak kohëve. Ai ishte në kryeqytetin e Kosovës edhe në fund të shkurtit, pasi Qeveria e re mori detyrën. U takua me kryeministrin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.

Në Kosovë situata politike mbetet e paqëndrueshme gjithashtu këto ditë ku partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus për zgjedhjen e presidentit, dhe duket se vendi do të shkoj përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në mandatin e kaluar të Komisionit Europian procesi i dialogut kishte frustruar shërbimin diplomatik europian që kishte ndëshkuar palët për mungesën e konstruktivitetit. Që të dy shtetet e kanë përparimin në Dialogun për normalizim komponent kyç në procesin e euro-integrimeve dhe përfitimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe do të vlerësohen ndaras për këtë siç edhe ishin zotuar

Share This