
Osmani për Begajn: Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë
Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje krah Presidentit të Shqipëria, Bajram Begaj, i cili mori pjesë në festimet për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve.
“18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës na bëri bashkë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një atmosferë festive. Faleminderit që jeni gjithnjë pranë Kosovës dhe qytetarëve tanë, Zoti President!”, ka shkruar Osmani.
Vizita e presidentit Begaj në Prishtinë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve zyrtare për shënimin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


