
Molliqaj: Vendimi për ta dënuar luftën çlirimtare është marrë para themelimit të Speciales
Gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i vie fundi.
Sot për të kërkuar drejtësi nga Haga, në Prishtinë u mblodhën një numër shumë i madh i qytetarëve në protestën “Drejtësi JO Politikë”.
Kjo ishte një nga temat që u trajtua këtë edicion të DPT te Fidani në Klan Kosova.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, u tregua i ashpër me Specialen duke e quajtur kundër UÇK-së.
Molliqaj u shpreh se vendimi për ta dënuar luftën çlirimtare të Kosovës ishte marrë para themelimit të Dhomave të Specializuara.
‘Paj, pak a shumë në momentin kur është votuar raporti i Dick Martyt, pastaj edhe Williamson, aty është e qartë që është vendosur se do të ketë dënim dhe përndjekje për këtë punë”, deklaroi Molliqaj në Klan Kosova.
Ai theksoi se do të kishte qenë më mirë që Gjykata Speciale të mosvotohej nga Kosova.


