“Dimri i fundit” në proces restaurimi, rikthim me cilësi për publikun

“Dimri i fundit” në proces restaurimi, rikthim me cilësi për publikun

Një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë.

Bëhet fjalë për filmin “Dimri i fundit”, një prej prodhimeve ikonike të kinematografisë shqiptare që ende edhe sot e kësaj dite ruhet në kujtesën e brezave.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit njoftoi se ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik “Dimri i Fundit”, punë e kujdesshme që po realizohet në studion e restaurimit të AQSHF nga specialistët audiovizual Erand Meça dhe asistentja Hajrije Dedej.
Restaurimi po kryhet me përkushtimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga veprat e rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike.
Pas përfundimit të restaurimit, premiera e filmit do të jetë së shpejti në kinema “Drita”.
“Dimri i fundit” është prodhim i vitit 1976 me regji nga  Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”. Skenari i filmit është shkruar nga Nexhati Tafa, ndërsa muzika ikonike është kompozuar nga Aleksandër Lalo. Filmi është xhiruar në fshatin turistik të Dardhës në Korçë. /atsh/
Share This