Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman

Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit që humbi jetën në Ujman

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka shprehur ngushëllime për familjen Latifi pas ndarjes tragjike nga jeta të Rrahim Latifit, i cili është gjetur pa shenja jete në liqenin e Ujmanit ditën e djeshme.

Në telegramin e saj ngushëllues, e para e vendit shprehu dhimbjen për humbjen e të riut dhe solidaritetin me familjen e tij në këto momente të vështira.

“E nderuar Familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet në telegramin e Osmanit.

Rrahim Latifi u gjet pa shenja jete në liqenin e Ujmanit, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja dhe komuniteti.

Share This