Enrique gati të godas Barcelonë, ja mësynë Gav-it

Enrique gati të godas Barcelonë, ja mësynë Gav-it

Paris Saint-Germain ka paraqitur një ofertë prej 80 milionë euro për yllin e Barcelonës, Gavi, raporton “Fichajes”., transmeton Rekordi.net.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i cili e njeh shumë mirë mesfushorin spanjoll nga koha në Kombëtaren e Spanjës, e sheh Gavi-n si pjesë kyçe të projektit të tij të ri në Francë.

Enrique synon të rindërtojë mesfushën e kampionëve të Ligue 1 me lojtarë të rinj, të talentuar dhe me profil të lartë ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Barcelona po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe presion të vazhdueshëm nga rregulli 1:1 i La Ligës, që mund ta detyrojë të marrë vendime të dhimbshme gjatë afatit kalimtar veror – përfshirë shitjen e disa prej lojtarëve më të vlefshëm.

PSG e sheh Gavi-n si përforcimin ideal për repartin e mesfushës, ku do të mund të zëvendësonte Fabian Ruiz dhe të kompletonte një treshe të fuqishme përkrah Vitinhas dhe Joao Neves.

Mbetet të shihet nëse Barça do të jetë e gatshme të negociojë për njërin prej talenteve më premtues të akademisë së saj. /Rekordi.net

Share This