OKB kërkon ndërprerje të menjëhershme të planit izraelit për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës

OKB kërkon ndërprerje të menjëhershme të planit izraelit për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës

Plani i qeverisë izraelite për të arritur një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës së pushtuar duhet të ndalet menjëherë, deklaroi Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në një deklaratë.

”Ky plan, i miratuar të enjten në mbrëmje nga kabineti i sigurisë izraelite bie ndesh me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Izraeli duhet t’i japë fund pushtimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur, realizimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”, akuzoi Turk.

“Ky përshkallëzim i ri do të çojë në dëbime edhe më masive të detyruara, më shumë vrasje, vuajtje të padurueshme, shkatërrime të pakuptimta dhe krime të tmerrshme”, denoncoi komisioneri i cili akuzohet rregullisht nga autoritetet izraelite për prirje pro palestineze dhe konsiderohet person ”non grata” në vend.

Turk i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë që ndihma humanitare të hyjë në Rripin e Gazës “pa pengesa”, “në vend që të përshkallëzojë këtë luftë” për të shpëtuar jetët e civilëve.

”Pengjet e rrëmbyera gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në territorin izraelit, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte nga grupet e armatosura palestineze”, kërkoi më tej zyrtari i OKB-së./atsh/

Share This