
Nuk njeh moshë, Ronaldo vjen më një supergol
Al Nassr ka rikthyer epërsinë ndaj Al Fateh në ndeshjen e javës së radhës në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, falë një goli spektakolar nga Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez realizoi në minutën e 60-të, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë dhe duke ndezur atmosferën në stadium.
Ky ishte një tjetër moment magjik nga kapiteni i Al Nassr, i cili vazhdon të jetë lideri absolut dhe burim frymëzimi për skuadrën saudite.
Me këtë gol, Ronaldo e riktheu ekipin e tij në avantazh dhe e afroi drejt një tjetër fitoreje të rëndësishme në kampionat.
Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se klasa nuk njeh moshë.


