
Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit të dielën
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të dielën, më 19 tetor 2025, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, për shkak të sanimit të një rrjedhjeje në gypin magjistral DN 600mm ITUP Badoc – Prishtinë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në ora 19:00, ndërsa punimet do të realizohen në rrugën “Muharrem Fejza”, në afërsi të rrethit të Matit.
Për shkak të këtyre punimeve, pa ujë do të mbeten këto zona:
Graçanica
Hajvalia
Çagllavica
Lagjja Qendresa
Lagjja 038
Një pjesë e lagjes Bregu i Diellit
Një pjesë e lagjes Mati
Nga KRU “Prishtina” u kërkohet qytetarëve mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme, ndërsa kompania njofton se ekipet e saj do të jenë në terren deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë menjëherë pas sanimit të rrjedhjes.


