
Interi mposht Romën në kryederbin italian, rikthehet në krye të Serie A
Inter Milan ka rikuperuar kryesimin e Serie A, pas një fitoreje të ngushtë 1-0 ndaj Romës në “Stadio Olimpico”, duke arritur tetë fitore në 10 përballjet e fundit direkte ndaj Giallorossëve.
Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi i ri Ange-Yoan Bonny, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes romane dhe mposhti portierin Mile Svilar për golin e vetëm të takimit, vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes.
Pavarësisht disa rasteve të pastra për barazim nga Roma, përfshirë tentimet e Bryan Cristante dhe Henrikh Mkhitaryan, Interi mbajti avantazhin deri në fund.
Me këtë fitore, Inter regjistron gjashtë fitore radhazi në të gjitha garat, duke u ngjitur në krye të renditjes me 15 pikë, së bashku me Napoli dhe Romën.
AC Milan mund ta tejkalojë këtë trio në renditje pas ndeshjes së tyre të radhës ndaj Fiorentinës, por për momentin Nerazzurri gëzojnë pozitën e parë.
Nga ana tjetër, Roma do të kërkojë rikuperim të shpejtë, pasi kjo ishte humbja e dytë në Serie A këtë sezon, duke treguar një start paksa të trazuar në kampionat.


