
Netanyahu mesazh ndërkombëtarëve: Çarmatosni Hamasin, ose…
Izraeli ka ende punë për të bërë në Gaza, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një ceremoni diplomimi, në Izraelin jugor, sipas VOX.
“Nëse Hamasi vazhdon të shkelë hapur armëpushimin, do t’i nënshtrohet sulmeve të fuqishme si ato të dy ditëve më parë dhe dje”, tha ai.
“Ne vendosim dhe veprojmë sa herë që është e nevojshme për të eleminuar kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj forcave tona”, shtoi Netanyahu.
Në këtë mënyrë, kryeministri izraelit iu përgjigj kritikave se kufizimet amerikane kishin çuar në një përgjigje joadekuate ndaj sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit ndaj trupave të IDF-së.
“Në fund të ditës, Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet… Nëse fuqitë e huaja e bëjnë këtë, do të ishte mirë. Nëse nuk e bëjnë, do ta bëjmë ne”, tha Netanyahu.
Shefi i Shtabit të IDF-së, gjeneral Eyal Zamir, paralajmëroi se ushtria ishte gati t’i kthehej luftimeve në çdo front dhe se do të përdorte forcë më të madhe sesa në dy vitet e fundit të luftës.
“Ne nuk do të tregojmë durim ndaj asnjë kërcënimi”, tha Zamir.
“Nuk do të ketë tolerancë kur kërcënohet siguria e qytetarëve izraelitë. Ky është një parim që kam ndërmend ta mbështes. Ne operojmë në të gjitha zonat dhe tani, jemi në gatishmëri të lartë për çdo shkallë operacioni që do të kërkohet. Në disa zona, ne do të operojmë sërish me forcë shumë më të madhe se në dy vitet e fundit”, shtoi ai. /atsh/


