Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-2m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri në 28 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Vikendi parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Share This