
Mot i kthjellët dhe kohë e qëndrueshme në të gjithë territorin
Ditën e sotme (20 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Sipas SHMU-së, era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1 ballë.


