
Moti sot i vranët dhe me interval me diell, temperatura deri në 27°C
Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
Indeksi i rrezeve Ultra Violete, sipas IHMK-së, gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.

