Michael Schumacher kryeson listën e pilotëve më të paguar në historinë e F1

Michael Schumacher kryeson listën e pilotëve më të paguar në historinë e F1

Michael Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, kryeson listën e pilotëve më të paguar në historinë e Formula 1. Sipas Racing News 365, pasuria neto e Schumacher vlerësohet në 790 milionë dollarë (mbi 670 milionë euro me kurset aktuale të këmbimit). Gjatë karrierës së tij, piloti gjerman arriti 91 fitore dhe shtatë tituj kampionë botërorë.

Schumacher u dëmtua rëndë në një aksident me ski në Meribel të Francës dhe kaloi disa muaj në një komë të shkaktuar nga mjekët. Gjendja e tij aktuale shëndetësore mbetet rreptësisht konfidenciale. Në vendin e dytë është Leëis Hamilton, gjithashtu një kampion bote shtatë herë në F1, pasuria neto e të cilit ka arritur në 304 milionë dollarë (mbi 258 milionë euro).

Fernando Alonso, piloti spanjoll që aktualisht garon në Formula 1 për Aston Martin, është piloti i tretë më i pasur në historinë e Formula 1, me një pasuri neto të vlerësuar prej 264 milionë dollarësh (mbi 224 milionë euro).

Share This