“Me u taku në 2 të natës me kryeministrin nuk është rastësi – U përdoren resurset institucionale në Mitrovicë – U bë presion ndaj bizneseve”,  Bedri Hamza

“Me u taku në 2 të natës me kryeministrin nuk është rastësi – U përdoren resurset institucionale në Mitrovicë – U bë presion ndaj bizneseve”, Bedri Hamza

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti në rastin e fushatës në Mitrovicës, jo vetëm që ka përdorur resurset shtetërore, pore dhe ato institucionale.

Po ashtu ka thënë se edhe bizneseve i është bërë presion, shkruan Express.

“Në raundin e dytë, por edhe gjatë raundit të parë. I ka përdor resurset shtetërore, edhe automjetet, edhe derivatet, edhe shpenzimet tjera, gjitha i ka përdor niveli qendror në rastin e Mitrovicës. Por, këto nuk kanë ndonjë peshë, nuk është mirë që janë përdor resurset shtetërore, por janë përdorur resurset institucionale, edhe institucionet  caktuara brenda qeverisë janë vendosur brenda politikës”, ka thënë ai.

Share This