Lutfi Haziri publikon fotografinë virale nga protesta në Tiranë: Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë

Lutfi Haziri publikon fotografinë virale nga protesta në Tiranë: Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas tubimit masiv të zhvilluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

Haziri ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi virale nga protesta e sotme, ku mijëra qytetarë nga mbarë trevat shqiptare u mblodhën për të bërë thirrje për drejtësi dhe unitet kombëtar.

“Drejtësi për të gjithë! Te Gjergji bashkë,” – ka shkruar Haziri në postimin e tij, duke përdorur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, si simbol i bashkimit dhe solidaritetit shqiptar.

Tubim mbarëkombëtar për drejtësi

Protesta e zhvilluar në zemër të Tiranës mblodhi figura politike, qytetarë, veteranë të luftës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët kërkuan trajtim të drejtë për ish-luftëtarët e UÇK-së dhe respekt për sakrificën e luftës çlirimtare.

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj kombëtarë dhe mbajtën pankarta me mesazhe për drejtësi dhe dinjitet kombëtar, ndërsa atmosfera në shesh u mbush me thirrje për unitet dhe respekt ndaj historisë së përbashkët shqiptare.

“Te Gjergji bashkë” – simbol i unitetit dhe mbështetjes për UÇK-në.

Share This