Moti sot me diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu

Moti sot me diell dhe vranësira, priten edhe riga shiu

Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, 1–8 m/s.

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Share This