Kushner nga Parisi: Moment kyç, ukrainasit duhen siguruar që lufta nuk përsëritet

Kushner nga Parisi: Moment kyç, ukrainasit duhen siguruar që lufta nuk përsëritet

Administrata e Presidentit Donald Trump ka dhënë mbështetjen e saj të plotë për kornizën e re të sigurisë që po diskutohet në Paris. Jared Kushner, dhëndri dhe i dërguari i posaçëm i Trump, i cili së bashku me Steve Witkoff përfaqësuan Uashingtonin në bisedime, e cilësoi samitin si një pikë kthese vendimtare.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Kushner vlerësoi punën e Presidentit Macron dhe diplomacinë e zhvilluar në prapaskenë, duke theksuar se progresi i arritur sot është parakusht për çdo negociatë paqeje.

Mesazhi për paqen dhe sigurinë

Kushner bëri një lidhje të drejtpërdrejtë midis garancive të sigurisë (si dërgimi i trupave britanike/franceze) dhe mundësisë për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo nuk do të thotë se do të bëjmë paqe [menjëherë], por paqja nuk do të ishte e mundur pa përparimin që u bë këtu sot,”, deklaroi ai.

Pika kyçe e qëndrimit amerikan lidhet me garancinë se Rusia nuk do të sulmojë më pas një marrëveshjeje të mundshme. Kushner theksoi se Ukraina ka nevojë për siguri absolute për të pranuar çdo kompromis.

“Nëse Ukraina do të arrijë një marrëveshje përfundimtare, ajo duhet të dijë se pas një marrëveshjeje është e sigurt, ka, padyshim, një mbrojtje të fuqishme dhe ka pengesa të vërteta [për agresorin] për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë përsëri,” përfundoi Kushner. /rtsh/

Share This