
Dardanët e rinj vazhdojnë përgatitjet për kualifikimet e EURO 2027
Kombëtarja e Kosovës U17 ka mbajtur kampin e radhës dyditor seleksionues në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Antalia.
Përzgjedhësi Arbnor Morina dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion futbollistë nga klubet vendore, kryesisht të gjeneratës 2009, për të cilët ky është cikli i fundit në këtë grupmoshë.
Para udhëtimit për në Antalia, Kombëtarja U17 do të zhvillojë edhe një grumbullim dyditor në Kampin Nacional në Hajvali, me futbollistët që do të udhëtojnë në Antalia.
Kosova bën pjesë në Grupin 7 të Ligës B, ku më 25 mars do të përballet me Holandën, ndërsa më 28 mars do të luajë kundër Bjellorusisë.


