KQZ: Procesit të numërimit të votave po i ofrohet fundit

KQZ: Procesit të numërimit të votave po i ofrohet fundit

Deri tani, sipas faqes së KQZ, janë publikuar mbi 98 % e rezultateve preliminare. Nga ana tjetër, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Fillimisht po numërohen votat e hedhura fizikisht në përfaqësitë diplomatike, e me pas do të vazhdohet me votat e ardhur me Post, atyre me kushte dhe me nevoja të veçanta.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar zyrtarisht numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimisht po numërohen votat nga votimi fizik i mbajtur në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se votimi është zhvilluar më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.

Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, ka bërë të dtur se procesi i tërheqjes së zarfeve me fletëvotime me postë ende nuk ka përfunduar, ndërsa tërheqjet e fundit pritet të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026.

Sa i përket numërimit brenda vendit, KQZ ka bërë të ditur se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave për deputetë ka rifilluar në 11 komuna. Deri më tani, janë procesuar mbi 90 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, ndërsa 32 komuna kanë përmbyllur plotësisht aktivitetet e numërimit.

Nga KQZ kanë theksuar se po punohet me intensitet për shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, raporton rtk.

Share This