
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro
Bizneset dhe qytetarët në Kosovë paguajnë tarifa shumë më të larta për transferet bankare ndërkombëtare, pasi vendi – i vetmi mes shteteve fqinje – nuk është pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
Banka Qendrore e Kosovës ka përfunduar fazën e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA, por procesi është pezulluar, për shkak të shqyrtimit kushtetues të tri ligjeve.
Ekspertët vlerësojnë se anëtarësimi në SEPA do të ulë ndjeshëm kostot dhe kohën e transferove, raporton Rel.
Për çdo transfer bankar deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale në Kosovë, ose që pranon nga jashtë, prodhuesi kosovar i pijeve “Frutex” paguan minimum 100 euro.
Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, thotë se kjo shumë zakonisht ndahet në mënyrë të barabartë: 50 euro i paguan kompania e tij kur pranon mjetet dhe 50 euro i paguan pala dërguese.
Por, sipas tij, problemi nuk është vetëm financiar, pasi vonesat në pranimin e mjeteve janë të mëdha.
“Mbërritja e mjeteve mund të zgjasë deri në pesë ditë pune. Kjo është ngarkesë për çdo biznes, që importon dhe eksporton mallra”, thotë Palushi për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, shkaku kryesor është fakti që Kosova nuk është anëtare e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, prandaj komisionet janë shumë më të larta sesa në vendet që janë pjesë e këtij sistemi.
Shkrimi në këtë link👇
https://www.evropaelire.org/a/kosova-pret-anetaresim-ne-sepa-/33588306.html


