Koha për ta përmbyllur padrejtësinë e madhe

Koha për ta përmbyllur padrejtësinë e madhe

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka drejtuar kritika në adresë të Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se është koha tani për ta përmbyllur këtë padrejtësi të madhe.

Postimi i tij:

Koha për ta përmbyllur padrejtësinë e madhe

Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi,
ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës.

Ta përmbyllim, dhe të gjithë së bashku të dëshmojmë
se jemi në gjendje të dalim nga gremina ku kemi rrëshqitur,
jo për fajin tonë,
por për shkak të shpifjeve, intrigave dhe skenarëve
që janë ushqyer me vite nga të tjerët.

Ata, me keqdashjen e tyre,
kanë përfunduar vetë në mjerim moral e politik,
ndërsa neve na kanë mbajtur peng,
na kanë sorollatur,
sikur ta kishin për mision ta dëshmojnë paaftësinë tonë.

Sot e vërteta po del në dritë:
Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi, ishte padrejtësi e porositur.

Është koha të flasim me dinjitet,
me vetëdije dhe me guxim për të vërtetën tonë.

Kosova nuk mund të mbetet peng
i shpifjeve të fabrikuara dhe drejtësisë selektive.

Jemi vendi i një lufte të pastër,
dhe e ardhmja jonë s’mund të ndërtohet mbi padrejtësi.

Share This