Kica Xhelili: LVV hipokrite për kritikat ndaj Kushtetueses

Kica Xhelili: LVV hipokrite për kritikat ndaj Kushtetueses

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka quajtur “hipokritë” zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje për kundërshtimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese mbi konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se disa nga gjyqtarët që VV po i kritikon, janë zgjedhur me votat e tyre dhe kanë mbështetur ligje të propozuara nga kjo parti, përfshirë Ligjin për Këshillin Prokurorial.

“Ju thoni se kishit informata që Laban ishte spiun, por nuk ju pengoi kur vendoste për sistemin e drejtësisë. Vendimi i fundit nuk varej nga ai – me apo pa të, gjyqtarët vendosën që jeni shkelës të Kushtetutës”, shkroi Kica Xhelili, duke akuzuar VV-në për tentativa që të mos respektojë aktgjykimin.

Share This