Haziri: Gjilani po shndërrohet në “qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë”

Haziri: Gjilani po shndërrohet në “qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë”

Ish-kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas të shtënave me armë në mesditë ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një tjetër.

“Prej epitetit qytet i paqes dhe i respektit, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Brenda dy ditësh qyteti u trondit nga dy ngjarje të rënda – dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e trefishtë e sotme me një të plagosur. Duhet të jetë alarm për të gjithë”, shkroi Haziri në Facebook.

Ai e cilësoi situatën “të papranueshme dhe të patolerueshme”, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rasteve dhe duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave si dhe urime për shërim të shpejtë për të plagosurin.

Share This