
Ja si është gjendja nëpër kufijtë e Kosovës: Disa pika me pritje të gjata
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar raportin më të fundit mbi fluksin e automjeteve dhe kamionëve në pikat kryesore të kalimit kufitar.
Sipas të dhënave të përditësuara më 23 gusht 2025, ora 23:18, pritjet për hyrje dhe dalje në shumicën e pikave kufitare për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionë janë kryesisht 3 deri në 5 minuta.
Megjithatë, në disa pika kufitare situata paraqitet më e ngarkuar:
Dheu i Bardhë – pritje deri në 60 minuta për dalje dhe kolonë prej rreth 300 metrash.
Muçibabë – pritje rreth 15 minuta dhe kolonë prej 100 metrash në dalje.
Merdarë – pritje 5-10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare si Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Jarinje, Kullë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë, pritjet janë minimale ose nuk ka kolona fare.
Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të planifikojnë paraprakisht udhëtimet e tyre dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur pritjet e gjata.


