
Mertz: Paqja në Ukrainë është një detyrë mjaft e vështirë
Kancelari gjerman, Friedrich Mertz, deklaroi sot se arritja e paqes në Ukrainë do të kërkojë shumë durim dhe përpjekje, duke e cilësuar këtë si një detyrë jashtëzakonisht të vështirë.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Unionit Kristian Demokrat në Saksoninë e Poshtme, Mertz theksoi se nuk është e mjaftueshme të flitet vetëm për dërgesa armësh, por duhet kuptuar që procesi i paqes do të kërkojë kohë dhe durim.
“Kjo është një sfidë që do të zgjasë javë, madje edhe muaj”, u shpreh ai, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e një zgjidhjeje.
“Ne kemi ndërmarrë hapat e parë, por më lejoni t’ju jap një analogji: jemi në një seksion prej 10 kilometrash dhe ndoshta kemi mbuluar vetëm 200 metrat e parë”, tha Mertz, raporton agjencia Tass.


