
Sfidë e ‘çmendur’, Barcelona me përmbysje mposht Levantën
Barcelona e ka mposhtur Levantën me përmbysje në një sfidë të ‘çmendur’.
Katalonasit triumfuan në udhëtim kundër Levantës, me rezultat 3-2, të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në La Ligë.
Përballja mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një superndeshje, me aksion dhe raste të shumta, sidomos nga ana e skuadrës ‘Blaugrana’.
Pjesa e parë foli për nikoqirët të cilët përmes Romero në minutën e 15-të dhe Morales 45+7-të kaluan në epërsi prej 2-0.
Megjithatë, në fraksionin e dytë të kësaj sfidë dramatike, Barcelona bëri superparaqitje. Pedri në minutën e 49-të ngushtojë rezultatin në 1-2, Torres në minutën e 52-të barazoi shifrat në 2-2, derisa Ulgezabai në minutën e 90+1 shënoi autogol për fitoren e Barcelonës e cila tani ka gjashtë pikë në krye të tabelës.


