Nis seanca e jashtëzakonshme, mungojnë sërish opozita

Nis seanca e jashtëzakonshme, mungojnë sërish opozita

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare mungojnë sërish në sallë.

“Edhe dje, edhe sot i kam bërë thirrje deputetëve që s’janë të pranishëm në seancë që të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese. Detyrohem si kryetare e Kuvendit të adresoj edhe një herë përgjegjësitë që deputetët i kanë në raport me obligimet kushtetuese”, tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke cituar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton rtk.

Kjo është seanca e dytë për sot, pas shtyrjes së asaj paraprake nga ora 10:00 në 14:00.

Share This