Haxhiu njofton se i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë që të pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu njofton se i janë drejtuar Kushtetueses me kërkesë që të pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas saj, në të njëjtën kërkesë është kërkuar edhe vendosja e një mase të përkohshme, përmes së cilës do të pezullohej afati kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Haxhiu bëri të ditur se për këtë veprim e ka njoftuar edhe Presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me këtë procedurë, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Share This