
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit
Seanca për zgjedhjen e Presidentit nuk ka arritur të nisë raundin e parë të votimit për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.
Sipas kryesueses së seancës, Albulena Haxhiu, në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, numër i pamjaftueshëm për të proceduar me votimin.
“Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrje deputetëve që të marrin pjesë”, deklaroi Haxhiu gjatë seancës.
Sipas procedurave parlamentare, për të nisur raundin e parë të votimit për Presidentin duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë në sallën e Kuvendit.
Për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve, procesi i votimit nuk ka mundur të fillojë.


