Hamann kundër zgjatjes së kontratës së Kane te Bayern Munich

Hamann kundër zgjatjes së kontratës së Kane te Bayern Munich

Ish-mesfushori i Bayern Munich, Didi Hamann, ka këshilluar klubin bavarez që të mos e zgjasë kontratën e Harry Kane, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte “çmenduri”.

Kane, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027, ka folur së fundmi për mundësinë e një rinovimi, por Hamann mendon se kjo nuk do të kishte kuptim në këtë fazë.

“Do të ishte çmenduri. Ai do të jetë 34 vjeç kur kontrata aktuale t’i skadojë. Nuk mund të zgjatësh një kontratë që ende ka 20 muaj afat. Kjo do të ishte çmenduri,” deklaroi Hamann për “The Sun”.

Ish-reprezentuesi gjerman gjithashtu vuri në dyshim ndikimin e Kane në ndeshjet e mëdha.

“Në Kampionatin Evropian, Anglia fitoi ndeshjet kur Kane doli nga loja. Ende mbetet për t’u parë nëse ai mund të shënojë kundër skuadrave të mëdha si Paris Saint-Germain apo Arsenali”, theksoi ai.

Kane ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munichut që nga transferimi i tij nga Tottenham verën e vitit 2023, por komentet e Hamann kanë ndezur debat për të ardhmen e tij në “Allianz Arena”.

Share This