Xhaka: Mentaliteti dhe puna e skuadrës janë çelësi i rezultateve pozitive

Xhaka: Mentaliteti dhe puna e skuadrës janë çelësi i rezultateve pozitive

Sunderland regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim te Nottingham Forest, duke triumfuar 1-0.

Gol i vetëm u realizua pas një asistimi të kapitenit shqiptar, Granit Xhaka.

Pas ndeshjes, Xhaka për “Sky Sports” tha se, edhe pse vendasit ishin më të mirë në lojë, rëndësi ka të shënohet goli.

Ai shtoi se mentaliteti dhe puna e skuadrës janë çelësi i rezultateve pozitive.

Mesfushori shqiptar foli edhe për motivin e kalimit te Sunderland dhe rolit të tij si lider në ekip.

“Më morën këtu për përvojën, lidershipin dhe atë që mund t’i jap skuadrës. Po e tregoj ditë pas dite, javë pas jave profesionalizmin që duhet në këtë nivel. Edhe me moshën që kam, ne vrapojmë dhe luftojmë”, tha ai.

Sunderland po kalon një fillim historik të sezonit, duke u renditur aktualisht në vendin e tretë të kampionatit me 11 pikë të mbledhura.

Share This