
Trump në OKB falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Gaza
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka përmendur dhe falënderuar shtetet që do të kontribuojnë me trupa, polici dhe trajnime për stabilizimin e Gazës, përfshirë edhe Kosovën, e cila pritet të dërgojë pjesëtarë të FSK-së në Gaza.
“Dua të falendëroj ato që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa, e trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordanin dhe më shumë”, ka thënë Trump, raporton rtk.
Trump tha se këto vende kanë qenë shumë bujare dhe se kontributi i tyre synon të ndihmojë në stabilizimin e situatës dhe përmirësimin e gjendjes humanitare në Gaza.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka përmendur Kosovën dhe Serbinë ndër konfliktet për të cilat ai tha se është angazhuar për arritjen e marrëveshjeve.
Trump tha se gjatë mandatit të tij ka ndjekur tetë luftëra dhe është bërë mik me liderët e shumë prej këtyre vendeve. Në mesin e marrëveshjeve të përmendura prej tij ishte edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

