
Liga e Kampionëve rikthehet sonte me supersfidën Arsenal – Atletico Madrid
Pas një pushimi 20-ditor, magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte (e martë) me nëntë ndeshje të zjarrta në program.
Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë në Londër, ku përballen Arsenali dhe Atletico Madridi, në një duel që premton spektakël.
Të dyja skuadrat po kalojnë momente të shkëlqyera. “Topçinjtë” kanë regjistruar pesë fitore radhazi në të gjitha garat, ndërsa madrilenët kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit. Për Atletico-n, kjo është një ndeshje vendimtare, pasi kanë një fitore dhe një humbje në grup, ndërsa Arsenali ka marrë maksimumin me dy fitore.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Bayer Leverkusen pret Paris Saint-Germain, ndërsa Barcelona do të jetë nikoqire e Olympiacosit. Manchester City udhëton drejt Spanjës për t’u përballur me Villarrealin, ndërsa Interi përballet në transfertë me Royale Union SG.
Gjithashtu, priten duele interesante edhe mes PSV Eindhoven – Napolit, Newcastle – Benficas dhe Copenhagen – Dortmundit.
Një tjetër kureshtje e mbrëmjes do të jetë debutimi i dy skuadrave në këtë edicion të Ligës së Kampionëve: Kairat Almaty dhe Pafos.
Sonte takohen:



