
Gruda pas Aktgjykimit nxjerrë tri elementet thelbësore: S’ka votim të fshehtë
Përparim Gruda, deputet i PDK-së dhe profesor i juridikut ka nxjerrur tri elemntet thelbësore të Aktgjykimit të Gjykatës Kushteutese për bllokimin në Kuvend.
Pikëpamjet e Grudës:
Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore:
- Nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;
- Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij;
3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike.


