
Gjykata e Apelit urdhëron lirimin e ish-presidentit Sarkozy
Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi sot lirimin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, i cili ishte burgosur për 20 ditë, pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007 dhe e vendosi atë nën mbikëqyrje gjyqësore.
Gjatë seancës dëgjimore mbi kërkesën e tij, zyra e Prokurorit Publik kishte kërkuar lirimin e ish-presidentit, i cili u paraqit nëpërmjet video-konferencës nga burgu parizian, nën mbikëqyrje gjyqësore.
“Rreziqet e bashkëpunimit dhe frikësimit të dëshmitarëve justifikojnë kërkesën për lirim nën mbikëqyrje gjyqësore”, deklaroi Avokati i Përgjithshëm, Damien Brunet duke kërkuar që të miratohet “kërkesa e Nicolas Sarkozy” për lirim.
”Koha ime në burg është shumë e vështirë dhe rraskapitëse, një makth”, deklaroi ndërkohë ish-presidenti francez.
Ai ka qenë i burgosur për 20 ditë pas dënimit të tij në rastin e financimit libian të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.
Ai i bëri këto vërejtje gjatë seancës dëgjimore të Gjykatës së Apelit të Parisit në lidhje me kërkesën e tij për lirim.
“Është e vështirë, është shumë e vështirë, sigurisht që është për çdo të burgosur, madje do të thosha se është rraskapitëse”, deklaroi ai, duke shtuar se donte t’i bënte homazh stafit të burgut që e kishte “bërë këtë makth (…) të durueshëm”. /atsh/


