
Gjeneral Hisen Berisha ia uron ditëlindjen ish-presidentit Clinton me një foto duke u përshëndetur ushtarakisht
Gjenerali në pension, ish-deputeti, Hisen Berisha ia ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të ShBA-ve, Bill Clinton.
Aty mes tyre shihet edhe ish presidenti Hashim Thaçi.
Në urimin e tij, Berisha ka theksuar se Kosova kurrë nuk do të harrojë udhëheqjen dhe vendosmërinë e tij që sollën lirinë dhe paqen tonë.
“Gëzuar ditëlindjen President Clinton! Me respektin më të madh, ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi. Kosova kurrë nuk do të harrojë udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj që sollën lirinë dhe paqen tonë. Përmes jush, populli amerikan u bë aleati ynë më i madh në ditët më të vështira të historisë sonë. Faleminderit për miqësinë dhe mbështetjen që mbeten themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Hisen Berisha në “Facebook”.
Miku i madh i popullit të Kosovës, Bill Clinton, më 19 gusht festuar ditëlindjen e 79-të.


