Gallapeni largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdojë në Poloni

Gallapeni largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdojë në Poloni

Talenti i Prishtinës, Dion Gallapeni është një tjetër futbollist që karrierën do ta vazhdojë në arenën ndërkombëtare.

Gallapeni do t’i bashkohet klubit të njohur polak, Widzeë Lodz.

FC Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar largimin e talentit të tyre.

“Faleminderit, Galla!

FC Prishtina e përshëndet me mirënjohje dhe krenari largimin e 𝐃𝐢𝐨𝐧 𝐆𝐚𝐥𝐥𝐚𝐩𝐞𝐧𝐢𝐭, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni.

Dioni ishte pjesë e rëndësishme e suksesit tonë, në triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin që lamë pas teksa ishte shpallur edhe kampion i Kosovës me U21.

Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, ai tregoi vlera të larta si sportist dhe si njeri për 6 vite sa ishte pjesë e klubit.

Ne jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare.

Klubi FC Prishtina do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Suksese Dion – na bëj krenarë!”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.

Share This