Zyrtare/ Paul Pogba rikthehet në Ligue 1, firmos me Monacon mes lotësh

Zyrtare/ Paul Pogba rikthehet në Ligue 1, firmos me Monacon mes lotësh

Paul Pogba ka përjetuar një nga momentet më emocionale të karrierës së tij teksa u zyrtarizua si lojtari më i ri i AS Monacos.

Mesfushori francez shpërtheu në lot pak çaste para nënshkrimit të kontratës, duke reflektuar mbi sfidat dhe peripecitë që ka kaluar gjatë viteve të fundit.

Pas një periudhe të gjatë pezullimi, që e mbajti larg fushave të blerta, Pogba ka gjetur një mundësi të re për t’u rilindur në elitën e futbollit evropian – dhe ajo vjen pikërisht në Ligue 1, aty ku nisi rrugëtimin e tij si profesionist.

Ish-ylli i Juventusit dhe Manchester United e konsideron këtë hap një rikthim emocional dhe personal, ndërsa Monaco i jep atij një shans të ri për të dëshmuar vlerat dhe për të gjetur formën e dikurshme.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për 31-vjeçarin, i cili shpreson të lërë pas problemet dhe të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Share This