
Fanella e Yamal thyen rekorde te Barcelona: Më e shtrenjta dhe më e shitura në histori
Fanella e re me numrin 10 e Lamine Yamal ka thyer rekorde historike te Barcelona, duke u bërë më e shtrenjta dhe më e shitura në histori të klubit dhe La Ligës, raporton “Diario AS”.
Çmimi për versionin bazë nis nga 114.99 euro, ndërsa me personalizim të plotë arrin deri në 204.90 euro.
Brenda 48 orëve të para janë shitur mbi 70,000 njësi, duke gjeneruar rreth 10 milionë euro për klubin.
Punonjësit e dyqaneve zyrtare e kanë përshkruar kërkesën si “çmenduri absolute”.
Ky sukses përkon me vendimin e klubit për t’i besuar numrin legjendar 10 Yamalit dhe rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2031.


